Karriera
Mundësi Karriere
EPIC është projekti më i rëndësishëm i Universitetit Western Balkans, i dedikuar formimit më të lartë të cilësisë të studentëve të saj. Përmes këtij projekti, përveç trajnimit akademik në auditorët e universitetit, studentët e Universitetit Western Balkans do të kenë mundësinë për të kryer praktikë profesionale në kompani të ndryshme që bashkëpunojnë me universitetin.
EPIC
Projekti Kurrikulë e Integruar e Teorisë me Praktikën
Projekti Kurrikulë e Integruar - e Teorisë me Praktikën (EPIC) është një projekt që përshtatet me vizionin e WBU në mënyrën më të mirë. Universiteti Western Balkans synon të jetë një universitet i gjeneratës së katërt. Përveç arsimit të cilësisë, kërkimeve shkencore në thellësi dhe përdorimit frytdhënës të njohurive të fituara; universiteti është i angazhuar të jetë një pjesë proaktive e zhvillimit ekonomik në vend dhe jashtë tij. EPIC është një projekt që përshtatet me këtë vizion në mënyrën më të mirë.
EPIC
EPIC me një vështrim
-
Objektivi
Krijimi i një modeli të ri arsimor në arsimin e lartë në bashkëpunim me spitalet private më të njohura të vendit, me titull “EPIC” (Projekti Kurrikulë e Integruar - e Teorisë me Praktikën).
-
Përfituesit
Studentët e Universitetit Western Balkans me një mesatare më të lartë se 7 (shtatë) që studiojnë në njërën nga programet e mëposhtme mund të përfitojnë duke qenë pjesë e projektit EPIC (Projekti Kurrikulë e Integruar - e Teorisë me Praktikën).
-
Avantazhet
- Përvojë pune
- Praktikë aktive punësimi që fillon në semesterin e parë të vitit të parë të studimit. Programi synon të fitojë nga studenti një përvojë pune prej 20 orësh në javë që fillon në semesterin e parë të studimeve të shkencore.
- Garancia e punësimit
- Të diplomuarit e Universitetit Western Balkans përmes programit mund të punësohen në institucionet partnere të WBU-së ku ata kanë zhvilluar praktikën e paguar për tre vite.
-
Zyra e Projektit EPIC
Zyra e Projektit EPIC ka një rol shumë të rëndësishëm në koordinimin e të gjitha proceseve dhe procedurave të këtij projekti. Zyra bën kontaktet me institucionet ku projekti do të realizohet, organizon procesin e aplikimit të studentëve, mbledh dokumentacionin, organizon intervistat e kandidatëve, etj. Zyra gjithashtu bashkëpunon me departamentet relevante në ndarjen e informacionit për progresin e praktikave dhe mundëson komunikimin midis institucioneve.
EPIC në shifra
- Studentë pjesëmarrës
- 200+
- Kompani partnere
- 25+
- Orë trajnimi
- 4000+
EPIC
Procesi i Aplikimit
-
Aplikimi
Studentët do të aplikojnë duke plotësuar formularin e aplikimit me të dhënat e tyre si: letër motivimi, rezultatet e notave të shkollës së mesme dhe certifikatat e arritjeve apo angazhimet jashtëshkollore që kanë pasur.
-
Intervista
Pas kontrollit të dosjes së aplikimit nga Komisioni i “WBU”-së si dhe nga një përfaqësues i kompanisë partnere, kandidatët e përzgjedhur thirren për një intervistë, ku studentët kanë mundësinë të shprehin përsëri motivacionin dhe angazhimin e tyre për të bërë pjesë në projektin “EPIC”.
EPIC
Rezultatet e Projektit
-
Trajnimi akademik i kombinuar me trajnimin praktik profesional i studentëve të Universitetit Western Balkans.
-
Adaptimi profesional i studentëve që gjithashtu kanë statusin e praktikës së punës.
-
Trajnimi praktik i studentëve që posedojnë edhe statusin e praktikës.
-
Partneritet i ngushtë mes akademisë dhe tregut, si dhe shkëmbim i përvojës profesionale.
Kompani partnere
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
-
(hapet në një skedë të re)
Karriera
Planifikoni hapin tuaj të radhës
Zyra e Planifikimit të Karrierës ofron takime këshillimi individuale dhe në grup për studentët që planifikojnë karrierën e tyre.