Detajet e eventit
Rreth eventit
Western Balkans University fton studentët të marrin pjesë në një sesion interaktiv me temë “AI for Learning: Practical Skills and Ethical Choices” (Inteligjenca Artificiale në Procesin e të Nxënit: Aftësi Praktike dhe Zgjedhje Etike). Aktiviteti synon të trajtojë përdorimin e përgjegjshëm dhe efektiv të Inteligjencës Artificiale (AI) në arsimin e lartë, duke u ofruar studentëve njohuri dhe mjete praktike për të mbështetur procesin e të nxënit, duke respektuar integritetin akademik dhe duke ruajtur mendimin e pavarur.
Sesioni do të përfshijë tri prezantime që trajtojnë aspekte të ndryshme të integrimit të Inteligjencës Artificiale në jetën akademike:
- Prof. Asoc. Dr. Erlis Cela – Përdorimi Etik i Inteligjencës Artificiale në Jetën Akademike: Diskutim mbi përdorimin e përgjegjshëm të AI, integritetin akademik dhe përgjegjësitë e studentëve në mjedisin universitar.
- Dr. Ergys Cokaj – Prompt Engineering për të Nxënit: Udhëzime praktike mbi formulimin e kërkesave efektive për mjetet e AI, me qëllim përmirësimin e të kuptuarit, eksplorimin e ideve dhe mbështetjen e procesit të të nxënit.
- Krisien Xoxa – Mjetet e Inteligjencës Artificiale në Google Classroom: Prezantimi i aplikimeve praktike të AI që mund të mbështesin të nxënit dhe aktivitetet mësimore.
Përmes diskutimeve interaktive dhe shembujve praktikë, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen me mjete të dobishme të Inteligjencës Artificiale, të zhvillojnë aftësitë e tyre digjitale dhe të kuptojnë më mirë se si të marrin vendime të informuara dhe etike gjatë përdorimit të këtyre teknologjive në studimet e tyre.