Kalo te përmbajtja kryesore

Event i kaluar

Trajnim për Ndihmën e Parë në Universitetin Western Balkans

Rreth eventit

Klubi studentor Future Health Professionals njofton organizimin e një Trajnimi për Ndihmën e Parë, në bashkëpunim me ekipin e ekspertëve të emergjencës nga American Hospital.
Qëllimi i këtij trajnimi është pajisja e studentëve me njohuri teorike dhe praktike për menaxhimin efektiv të situatave emergjente dhe zbatimin e procedurave për shpëtimin e jetës. Trajnimi do të zhvillohet nga profesionistë me përvojë në fushën e emergjencës dhe do të fokusohet në aftësi praktike të aplikueshme në situata reale.
Studentët ftohen të marrin pjesë në këtë aktivitet me qëllim rritjen e kompetencave profesionale dhe përgatitjes së tyre në fushën e shëndetësisë.

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.