Kalo te përmbajtja kryesore

Event i kaluar

Ceremonia e Diplomimit 2026

Rreth eventit

Western Balkans University ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Ceremonisë së Diplomimit të Brezit 2026, një ngjarje e veçantë dhe domethënëse kushtuar arritjeve akademike, përkushtimit dhe rrugëtimit universitar të studentëve tanë diplomantë.

Kjo ceremoni shënon një moment të rëndësishëm në jetën e studentëve, duke vlerësuar vitet e punës, këmbënguljes, rritjes akademike dhe angazhimit që kanë formuar përvojën e tyre universitare. Është një ditë krenarie jo vetëm për diplomantët, por edhe për familjet e tyre, stafin akademik dhe të gjithë komunitetin e WBU-së.

Ndërsa Brezi 2026 përmbyll një kapitull të rëndësishëm dhe nis një rrugëtim të ri, Western Balkans University feston suksesin e tyre dhe u uron besim, guxim dhe arritje të mëtejshme në jetën profesionale dhe personale.

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.