Kalo te përmbajtja kryesore

Event i kaluar

Winter School – Edicioni i Dytë në WBU

Rreth eventit

Western Balkans University rikthen Winter School, Edicionin e Dytë, me fokus në rolin transformues të Inteligjencës Artificiale në fushën e shëndetësisë.
Maturantët e interesuar ftohen të marrin pjesë në AI Challenge, një iniciativë që synon të nxisë kreativitetin, mendimin kritik dhe bashkëpunimin ndërdisiplinor në fushat e shëndetësisë dhe teknologjisë.
Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të:
·       punojnë në grupe dhe të bashkëpunojnë me individë me ide kreative;
·       prezantojnë projektet e tyre përpara një jurie profesionale;
·       konkurrojnë për çmime, përfshirë 1,000 €, bursa studimi dhe çmime të tjera speciale.
Afati i fundit për aplikim: 6 janar
Aplikimet duhet të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar përmes kodit QR të publikuar në poster, përmes formularit online në faqen zyrtare, ose në linkun më poshtë.
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdiZlK_zvzu9LnGr5V3bQHiPaGspJZNfndjTOXVGs5k9fzjgA/viewform?usp=header

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.