Kalo te përmbajtja kryesore

Event i kaluar

Trajnim: Përmirësoni Aftësitë Tuaja në Debat – Debati Konstruktiv

Rreth eventit

Jeni gati për raundin e tretë? Cikli ynë i Trajnimeve të Debatit vazhdon me një sesion special të dedikuar "Debatit Konstruktiv" (Constructive Debating).
Këtë herë kemi kënaqësinë të mirëpresim një të ftuar speciale: Zj. Valbona Halitaj – Presidente e Unionit të Këshillave Studentore!
Ky sesion është krijuar për t'ju ndihmuar të kaloni nga teoria në praktikë, duke u fokusuar në teknikat thelbësore të komunikimit bindës.
Në fokus të trajnimit:
  • 🏗️ Ndërtimi i Argumentit: Si të strukturoni një argument solid dhe të pathyeshëm?
  • 🛡️ Arti i Kundërshtimit (Rebuttal): Teknika për të iu përgjigjur kundërshtarëve me elegancë dhe logjikë.
  • 🎤 Simulime Debatesh (Mock Debates): Vendosja e teorisë në praktikë përmes debateve reale në sallë.
Mos e humbisni mundësinë për të mësuar se si të debatoni në mënyrë efektive dhe profesionale!

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.