Detajet e eventit
- Marie Curie Hall
- Shiko në hartë (hapet në një skedë të re)
Rreth eventit
Universiteti Western Balkans fton studentët dhe stafin pedagogjik të marrin pjesë në një workshop me Erida Shkallën, CEO dhe Themeluese e Future Skills.
Ky workshop ka për qëllim zhvillimin e aftësive të komunikimit dhe forcimin e mendimit kritik, si kompetenca thelbësore për sukses akademik dhe avancim profesional.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet përbën një mundësi të vlefshme për pasurimin e formimit akademik dhe profesional.