Kalo te përmbajtja kryesore

Eksperienca studentore

Jugerta Tabaku

Infermieri · 2022-2025

Përshkrimi

Pas mbarimit të provimeve të maturës, isha ende e paqartë se çfarë profesioni do të doja të ndiqja në të ardhmen dhe sidomos në cilin universitet do të aplikoja. Edhe pse me mëdyshje, dikush më sugjeroi Universitetin Western Ballkans. Universiteti ishte i ri dhe ndryshe nga universitetet e tjera kishte mësimdhënie në gjuhën angleze. Aplikova dhe u pranova dhe më surprizuesja qe bursa që fitova. Kontakti i parë me universitetin ka qenë çuditërisht shumë i ngrohtë dhe sa më shumë kohë që kaloja aty, ndihesha dita ditës si në shtëpinë time. Ndihesha shumë mirë dhe nuk e ndjeva shumë mungesën e familjes pavarësisht se ata ishin shumë larg. Gjithashtu pata mundësinë të njihesha me kultura të ndryshme, për shkak të qasjes që universiteti ka me vendet e tjera brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ndihem jashtëzakonisht shumë mirë në universitet dhe pres me padurim surprizat që ËBU do të më sjellë. Zgjedhja ime ishte dhe do të ngelet Universiteti Western Balkans.

Eksperienca të tjera