Kalo te përmbajtja kryesore

Lajme

Zhvillohet në WBU një sesion për bursat Chevening

Zhvillohet në WBU një sesion për bursat Chevening
Zyra e Planifikimit të Karrierës në Universitetin Western Balkans zhvilloi ditën e sotme një sesion informues për bursat Chevening.

Ky sesion u zhvillua në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë, dhe pjesë e tij ishin studentë si edhe stafi akademik dhe administrativ i Universitetit Western Balkans.

Bursa prestigjioze Chevening u ofron liderëve të ardhshëm nga Shqipëria🇦🇱 mundësinë për të ndjekur një diplomë master një vjeçar në çdo universitet në Mbretërinë e Bashkuar.

▶️Afati i aplikimit: 5 nëntor, ora 12:00 e drekës.

Aplikoni këtu: 👇
https://www.chevening.org/scholarship/albania/

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.