Kalo te përmbajtja kryesore

Lajme

DEMOKRACY TALKS: Liria e fjalës në Shoqëritë Demokratike

DEMOKRACY TALKS: Liria e fjalës në Shoqëritë Demokratike
Albanian United States Alumni (AUSA), organizuan një takim me studentët në Universitetin e Western Balkans, si pjesë e projektit prestigjioz të Alumni Engagement and Innovation Fund. Të ftuarit e nderuar, Prof. Assoc. Prof. Erlis Çela, Z. Mentor Kikia dhe Z. Lutfi Dervishi, ndanë perspektivat e tyre mbi lirinë e shprehjes në demokraci, angazhimin qytetar dhe pjesëmarrjen aktive në proceset demokratike. Gjatë këtij diskutimi, folësit trajtuan disa tema kyçe si: Liria e shprehjes në sistemet demokratike, Mediat sociale dhe dezinformimi, Balancimi i lirisë së shprehjes me sfidat globale Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për studentët për të reflektuar mbi rolin e tyre në një shoqëri demokratike dhe për t'u angazhuar aktivisht në diskutime kuptimplote.

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.