Z. Elias Mazloum, Bashkëthemelues dhe CEO i Digital Roots, një kompani e specializuar në transformimin digjital dhe inovacionin teknologjik, udhëhoqi një sesion trajnimi në Universitetin Western Balkans, në bashkëpunim me Zyrën e Planifikimit të Karrierës. Z. Mazloum prezantoi projektin Digital Roots, i cili u ofron studentëve mundësinë të angazhohen në punë të paguara online që nga viti i parë i studimeve. Kjo është një mundësi fantastike për studentët që të punojnë dhe studiojnë njëkohësisht.