Në bashkëpunim me Digital Roots, Zyra e Planifikimit të Karrierës në Western Balkans University organizoi Ceremoninë e Ndarjes së Certifikatave për përfundimin me sukses të një programi trajnues intensiv 6-javor në Marketing Digjital.
Studentët tanë të përkushtuar, pjesë e Projektit Digital Roots, janë tani të gatshëm të hedhin hapat e parë në botën profesionale, duke iu bashkuar ekipit të Digital Roots dhe duke kontribuar në projekte marketingu për kompani të ndryshme në rrjetin ndërkombëtar.
Ky trajnim u financua nga Medaille Trust, nëpërmjet pranisë së Medaille Trust në Shqipëri.