Në ambientet e Universitetit Western Balkans u zhvillua sesioni informues “Gjithçka që duhet të dini për internshipet verore”.
Ky aktivitet kishte për qëllim informimin dhe orientimin e studentëve mbi mundësitë e zhvillimit profesional gjatë periudhës së verës
Për të folur rreth kësaj teme ishin Dr. Irma Gjana, Dekane e Studentëve, dhe MSc. Ornela Mujo, Përgjegjëse e Zyrës së Planifikimit të Karrierës, të cilat ndanë informacione të detajuara mbi:
Mundësitë e internship-eve verore
Rregullat bazë dhe hapat e aplikimit
Këshilla praktike për një eksperiencë të suksesshme
Studentët patën mundësinë të marrin përgjigje për pyetjet e tyre dhe të diskutojnë nga afër mbi një fazë të rëndësishme të përgatitjes së tyre për tregun e punës.