Kalo te përmbajtja kryesore

Lajme

Sesion Informimi nga Akademia Ilingua

Sesion Informimi nga Akademia Ilingua
Punësimi i studentëve gjatë dhe pas studimeve është një nga prioritetet kryesore në Western Balkans University. Për këtë arsye, Zyra e Planifikimit të Karrierës organizoi një sesion informues të veçantë në bashkëpunim me Ilingua Academy, dedikuar studentëve të programit të Imazherisë. Gjatë sesionit, znj. Imelda Dembacaj, Administratore dhe Menaxhere e Burimeve Njerëzore në Ilingua Academy, prezantoi në detaje mundësitë që ofron akademia, duke theksuar kurset falas të gjuhës gjermane që ofrohen për tre studentë të vitit të tretë në programin e Imazherisë.
Gjithashtu, z. Maximilian Schaber, themelues dhe administrator i Omria GmbH, prezantoi për herë të parë një projekt inovativ që ofron mundësi punësimi në distancë për studentët nga Shqipëria përmes një platforme të specializuar.
Ky projekt u mundëson studentëve të punojnë për klinika gjermane nga komoditeti i shtëpisë së tyre në Shqipëri, duke fituar përvojë praktike dhe akses në mundësi ndërkombëtare punësimi.

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.