Universiteti Western Balkans në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptarë, dega Tiranë organizuan një aktivitet të përbashkët në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Oral. 4 Studentët e programit të stomatologjise viti i dytë, të shoqëruar nga Dr Ardita Koci, iu bashkuan nismës së Kryqit të Kuq Shqiptarë për shpërndarjen e disa pastave dhe furcave për nxënësit e shkollës 9 vjecare në Tiranë Dhora Leka. Studentët e Universitetit Western Balkans informuan nxënësit me këshillat rreth edukimit të higjenës orale, rëndësinë e shëndetit të gojës dhe këshilla praktike për ta.