Kalo te përmbajtja kryesore

Lajme

Invited Talks: "Think Big" nga Znj. Jonida Lakuriqi

Invited Talks: "Think Big" nga Znj. Jonida Lakuriqi
Klubi i Lidershipit në bashkëpunim me Zyren e Planifikimit të Karrierës në Western Balkans University, organizuan sesionin "Think Big" me të ftuarën speciale znj. Jonida Lakuriqi e cila është Drejtoreshë e Departamentit Ligjor, Politikave Publike dhe Çështjeve të Jashtme në Vodafone Albania, Kryetare e Fondacionit Vodafone Albania dhe Nënkryetare e Dhomës Britanike të Tregtisë në Shqipëri (BCCA).
Puna e palodhur, besimi në vetvete dhe vendosmëria janë thelbësore për të bërë një lider të suksesshëm, theksoi znj. Jonida Lakuriqi gjatë një takimi me studentët e Universitetit Western Balkans.
Gjatë këtij sesioni, znj. Lakuriqi ndau rrugëtimin e saj të gjerë profesional, dhe studentët kishin mundësinë të bënin pyetje, duke e kthyer takimin në një diskutim interaktiv, ku ata fituan informacion të vlefshëm mbi vizionin dhe përvojën e saj në botën profesionale.

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.