Në kuadër të festimit të Ditës Kombëtare të Dentistëve, Zyra e Planifikimit të Karrierës në Universitetin Western Balkans organizoi një leksion të hapur me Prof. Dr. Luan Mavriqi, i cili ndau me studentët 28 vjet përvojë në kirurgjinë dentare dhe fushën akademike.
Gjatë kësaj sesioni, Prof. Mavriqi dha një mesazh frymëzues, duke diskutuar arsyet që e çuan atë të ndiqte këtë profesion, sfidat që ka përballuar gjatë karrierës së tij, dhe këshilla të vlefshme për zhvillimin profesional.