Kalo te përmbajtja kryesore

Lajme

Nuk ka të bëjë me fitimin e argumenteve, por me ndërtimin e ideve!

Nuk ka të bëjë me fitimin e argumenteve, por me ndërtimin e ideve!
Workshop-i ynë “Building Interpersonal Skills” u përmbyll me një sesion të fuqishëm mbi Debatin Konstruktiv, me të ftuar speciale Valbona Halitaj, Presidente e Unionit të Këshillave Studentore.
Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësit u fokusuan te arti i mospajtimit me respekt, duke mësuar si të shprehen qartë dhe me qetësi, pa humbur thelbin e komunikimit: dëgjimin aktiv dhe mirëkuptimin.
Për të ndërtuar një debat të shëndetshëm dhe produktiv, u përdorën dy qasje praktike:
  • ✅ Modeli me 3 Shtylla: Struktura, Respekti, Dëgjimi
  • ✅ Metoda CWI: Claim – Warrant – Impact (Pretendim – Arsyetim – Ndikim)
Me përvojën dhe perspektivën e znj. Halitaj, studentët reflektuan se komunikimi i vërtetë ndodh kur sfidojmë idetë (jo personin), menaxhojmë emocionet dhe dëgjojmë me qëllim për të kuptuar.
Faleminderit të gjithëve që kontribuuan në realizimin e këtij workshop-i dhe në krijimin e një hapësire ku idetë ndërtohen përmes dialogut!

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.