Universiteti Western Balkans mori pjesë në Panairin e Punës, i cili u zhvillua në ambientet e Hotel Tirana, dedikuar posaçërisht për personat me aftësi të kufizuara. Ky event synonte të promovonte përfshirjen sociale dhe profesionale, duke ofruar mundësi konkrete punësimi dhe zhvillimi për individët me aftësi të kufizuara. Pjesëmarrja e WBU-së në këtë Panair u bë e mundur falë bashkëpunimit të frytshëm me organizatën Down Syndrome Albania e cila luan një rol kyç në përkrahjen e këtij komuniteti dhe në ndërtimin e urave midis institucioneve dhe tregut të punës.