Kalo te përmbajtja kryesore

Lajme

Leksion i Hapur, Dita Botërore e Shëndetit Oral - Z. Elvis Gina

Leksion i Hapur, Dita Botërore e Shëndetit Oral - Z. Elvis Gina
Në kuadër të Ditës Botërore të Shëndetit Oral, Zyra e Planifikimit të Karrierës në WBU organizoi një leksion të hapur me z. Elvis Gina, një ekspert me përvojë në fushën e teknikut dentare, dhe themeluesin e një prej laboratorëve dentarë më të njohur në Tiranë.
Gjatë këtij sesioni frymëzues, z. Gina ndau rrugëtimin e tij profesional, duke diskutuar sfidat që ka përballuar, arsyet që e çuan të zgjidhte këtë profesion dhe rëndësinë e pasionit dhe vendosmërisë në arritjen e suksesit.
Ai ofroi këshilla të vlefshme për studentët, duke theksuar se puna cilësore, përkushtimi dhe inovacioni janë elementët kyç për ndërtimin e një karriere të suksesshme në këtë fushë.

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.