Kalo te përmbajtja kryesore

Lajme

Promovimi i vlerave demokratike: AUSA diskuton me studentët e WBU sfidat e lirisë së fjalës

Promovimi i vlerave demokratike: AUSA diskuton me studentët e WBU sfidat e lirisë së fjalës
Albanian United States Alumni (AUSA) organizoi një takim me studentët në Universitetin Western Balkans, në kuadër të projektit prestigjioz Alumni Engagement and Innovation Fund.

Të ftuarit Dr. Erlis Çela, z. Mentor Kikia dhe z. Lutfi Dervishi ndanë mendimet e tyre mbi tematikën e lirisë së fjalës në demokraci, angazhimin qytetar dhe pjesëmarrjen aktive në proceset demokratike.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, folësit trajtuan disa tema kyçe:
✅ Liria e fjalës në sistemet demokratike
✅ Rrjetet sociale dhe dezinformimi
✅ Balancimi i lirisë së fjalës me sfidat globale

Ky aktivitet shërbeu si një mundësi e shkëlqyer për studentët të reflektojnë mbi rolin e tyre në shoqërinë demokratike dhe të angazhohen aktivisht në diskutime të rëndësishme.

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.