Aftësitë dhe strategjitë që studentët duhet të zhvillojnë për të rritur mundësitë e tyre për punësim dhe për t’u bërë më konkurrues në tregun e punës ishin fokusi kryesor i një seance informacioni të mbajtur në Universitetin Western Balkans nga TalentsLink, një kompani që specializohet në lidhjen e profesionistëve me bizneset. Gjatë sesionit, znj. Fabiola Duro, drejtoresha e TalentsLink, paraqiti mënyrat më efektive për të përdorur platformën e rekrutimit, procesin e përzgjedhjes së kandidatëve dhe kërkesat e tregut të punës në Shqipëri.