Praktikë konkrete që formëson të ardhmen profesionale!
Studentët e Farmacisë në Western Balkans University patën mundësinë të marrin pjesë në një vizitë studimore në kompaninë farmaceutike “Pharma One”, një nga emrat më të njohur në industrinë farmaceutike shqiptare.
Të shoqëruar nga Dr. Retina Capuni, koordinatore e programit, dhe znj. Ornela Mujo, Drejtuese e Zyrës së Planifikimit të Karrierës, studentët u përfshinë në një eksperiencë reale, duke marrë njohuri të drejtpërdrejta mbi proceset dhe sfidat e sektorit farmaceutik.
Takimet me profesionistët e kompanisë — znj. Amanda Kaliaj, Drejtore Teknike; znj. Paola Zoga, Burime Njerëzore & Cilësi; dhe z. Albion Ruca, Menaxher Logjistike — u dhanë studentëve njohuri konkrete mbi menaxhimin e cilësisë, zinxhirët logjistikë dhe rolin e farmacistit në industrinë prodhuese.