Kalo te përmbajtja kryesore

Lajme

WBU organizon leksion të hapur mbi Inteligjencën Artificiale në Stomatologji

Ekspertët theksojnë rolin transformues të AI në praktikën dentare dhe mundësitë për kërkim dhe zhvillim

WBU organizon leksion të hapur mbi Inteligjencën Artificiale në Stomatologji
Western Balkans University organizoi një leksion të hapur me temë “Inteligjenca Artificiale në Stomatologji”, me pjesëmarrjen e Nikolin Ngjela, Co-Founder & CTO në LekoTech, ekspert në fushën e inteligjencës artificiale dhe teknologjive shëndetësore.

Gjatë këtij sesioni u theksua rëndësia në rritje e AI në stomatologjinë moderne, si dhe transformimet kryesore që ajo ka sjellë vitet e fundit, duke përmirësuar diagnostikimin, planifikimin e trajtimit dhe efikasitetin klinik.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua VoixDent, një software inovativ në zhvillim, i projektuar për të ndihmuar mjekët stomatologë dhe profesionistët e shëndetësisë në punën e tyre të përditshme.

Leksioni hapi gjithashtu diskutime mbi mundësitë për kërkim dhe zhvillim, duke inkurajuar studentët dhe stafin akademik të kontribuojnë në avancimin e teknologjive të bazuara në inteligjencë artificiale në shëndetësi.

Ky aktivitet përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt lidhjes së inovacionit me të ardhmen e kujdesit dentar.

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.