Unë jam Anxhela Zeneli dhe studioj për Teknik Imazherie WBU. Gjatë jetës time studentore, kam pasur një eksperiencë të mahnitshme si aktiviste në klubin e vullnetarizmit të universitetit tonë, i quajtur "Stronger Together". Në këtë klub, kemi organizuar shumë aktivitete të ndryshme që kanë qenë kuptimplotë dhe kanë lënë mbresa të paharrueshme tek ne. "Stronger Together" për mua nuk ishte thjesht një grup aktivistësh, por një familje e vullnetarëve të cilët bashkëpunojnë për të ndihmuar të tjerët dhe bërë botën një vend më të mirë. Me pëlqen të marr pjesë në aktivitete të tilla vullnetarizmi sepse ato më japin mundësinë të bëj diçka të vlefshme për komunitetin tim dhe të ndikoj në mënyrë pozitive në jetën e të tjerëve.