Unë quhem Gent Gjylbegu, student i Shkencave Kompjuterike dhe Inteligjencës Artificiale dhe kam tre vjet që jam vullnetar dhe
aktivizues. Unë jam i përfshirë kryesisht në Parlamentin Rinor Evropian (EYP) – një organizatë që synon të sigurojë një platformë për të rinjtë evropianë që të shprehin mendimet e tyre dhe të bëhen pjesë aktive e procesit të vendimmarrjes. Gjatë këtyre tre viteve, kam mësuar një sërë aftësish që i zbatoj edhe në jetën time të përditshme, të cilat më kanë ndihmuar të largohem nga zona ime e rehatisë. Unë jam i bindur se ndryshimi fillon nga ne - rinia - prandaj i inkurajoj të gjithë të angazhohen me aktivizëm nëse duam ta bëjmë këtë botë një vend më të mirë.