Më quajnë Petrula Filka dhe studioj për Infermieri. Fotografia ka qenë një pasion, i cili nisi nga disa foto të vogla të njerëzve, bimëve, insekteve dhe më pas nga dëshira për të mësuar dhe më shumë, mësova si të gjeja këndin e fotos dhe gradimin e ngjyrave. Arsyeja që fotografia më tërheq shumë, është sepse harmonia e çdo fotoje të shfaq kujtime, momente të cilat kur sheh fotot edhe sikur të jesh e mërzitur të sjellin buzëqeshje. Këto ndjenja janë ato që përcjell çdo foto e imja. Jam shumë e lumtur që talenti im në fotografi është vlerësuar me çmimin e parë edhe në konkursin e fotografisë të titulluar “Spring Colours” zhvilluar së fundmi në WBU.