Unë jam Jugerta Tabaku dhe jam studente e degës së Infermierisë.
Piktura është talenti ku mund të nxjerr në pah botën time të brendshme. Më është dashur kohë të gjeja kurajon dhe mbështetjen e duhur për të vazhduar dhe për t’u bërë më e mirë në pikturë. Me fillimin e jetës studentore, Universiteti Western Balkans nëpërmjet klubeve studentore dhe përkatësisht klubit “WBU Colours” më ka ndihmuar që talenti im për pikturën të zhvillohet akoma më shumë. Jam lumturuar pamasë, kur në ekspozitën e organizuar në universitet, unë arrita të nxjerr disa punime të mijat. Kjo më shtoi akoma më shumë vetëbesimin për të vazhduar të ndjek hobin tim.