Përshëndetje, unë quhem Kristina Ata dhe studioj Inxhinieri Biomjekësore në Universitetin Western Balkans.
Mund të them për veten time që e dua punën dhe programin që po studioj. Ka nevojë për përqendrim dhe punë të palodhur ,gjë të cilën më duket se e kam. Durimi dhe pozitiviteti reflektohen në fytyrën time thonë njerëzit. Të jesh mjaft i heshtur dhe një dëgjues i mirë mendoj se është një domosdoshmëri. Të njohësh vlerën tënde dhe atë që dëshiron në jetë, të kesh vendosmërinë për t'i çuar deri në fund janë gjëra që njerëzit duhet t'i zotërojnë dhe unë tashmë i bëj. Të qenit i mbushur me shpresë për një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme më mban përpara pavarësisht të gjithave.