Unë quhem Vjosana Demiraj dhe jam studente e vitit të parë në degën e Infermierisë.
Kërcimi është një talent i imi që u zbulua rastësisht nga zysha e kërcimit në një koncert te zhvilluar nga shkolla. Më pas u bë një pjesë e pandashme e imja dhe jo vetëm s’kam hequr dorë, por përkundrazi, çdo ritëm dhe çdo tingull rreth meje më shtyn drejt tij. Kam praktikuar për 5 vite zhanre të ndryshme dhe kam marrë pjesë në koncerte të zhvilluara në gjithë Shqipërinë, ku dhe jam vlerësuar me çmime të ndryshme. Ndonëse jam shkëputur nga grupi i kërcimit, ende vazhdoj të marr pjesë në organizime të ndryshme edhe në universitet.