U zhvillua me sukses edicioni i dytë i Panairit të Karrierës në Western Balkans University, në bashkëpunim me Dhomën Britanike të Tregtisë në Tiranë.
Ky aktivitet mblodhi 70 biznese dhe institucione nga sektorë të ndryshëm, të cilët ofruan informacione të vlefshme mbi mundësitë e praktikës dhe punësimit për studentët. Panairi u kthye në një platformë kyçe për forcimin e lidhjes midis akademisë dhe tregut të punës. Aktiviteti u hap me përshëndetjen e Rektorit të Western Balkans University, Prof. Dr. Ferdinand Gjana, i cili shprehu mirënjohjen për të gjitha institucionet dhe bizneset pjesëmarrëse për kontributin e tyre.
Më pas, Dr. Klodian Allajbeu, themelues i Spitaleve Amerikane dhe President i Dhomës Britanike të Tregtisë në Tiranë, ndau me të pranishmit rrugëtimin e tij profesional që nga vitet e studimeve, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së hershme të të rinjve në tregun e punës. Fjalën e mori edhe z. Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, i cili shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me universitetin për të mbështetur përgatitjen profesionale të brezit të ri.
Një përshëndetje të veçantë mbajti z. Simon Charters, Drejtor i Programeve në Ambasadën Britanike, i cili vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm me Western Balkans University dhe nismat që fuqizojnë zhvillimin e të rinjve. Fjalët përmbyllëse u mbajtën nga Prof. Iris Luarasi, e cila theksoi se çdo hap, sado i vogël, është i rëndësishëm në rrugën drejt zhvillimit profesional, duke i inkurajuar studentët të përfitojnë në mënyrë aktive nga mundësitë që u ofrohen. Western Balkans University mbetet i përkushtuar në ndërtimin e partneriteteve të qëndrueshme midis akademisë dhe industrisë, duke ofruar mundësi reale për zhvillimin e të rinjve në të gjithë rajonin.