Vodafone Albania solli për studentët e WBU njohuri të vlefshme mbi karrierën përmes një workshop-i ndërveprues të fokusuar te zhvillimi profesional dhe strategjitë reale për ndërtimin e karrierës.
Studentët patën mundësinë të bisedojnë me z. Erald Hysa, Drejtor i Burimeve Njerëzore dhe Pronave në Vodafone, i cili ndau rrugëtimin e tij 15-vjeçar profesional, duke theksuar se suksesi ndërtohet hap pas hapi dhe kërkon këmbëngulje, aftësi komunikimi dhe përshtatshmëri.
Ndërkohë, znj. Fatma Ibrahimi dhe znj. Deborah Hatellari nga ekipi i Talent Acquisition udhëzuan studentët me këshilla praktike mbi përgatitjen e një CV-je të fortë, përgatitjen për intervista pune dhe mënyrën si të hyjnë me besim në tregun e punës.