Zyra e Planifikimit të Karrierës në Universitetin Western Balkans zhvilloi një sesion informues për bursat Chevening. Ky sesion u zhvillua në bashkëpunim me Ambasadën Britanike në Tiranë, dhe pjesë e tij ishin studentë si edhe stafi akademik dhe administrativ i Universitetit Western Balkans.Bursa prestigjioze Chevening u ofron liderëve të ardhshëm nga Shqipëria mundësinë për të ndjekur një diplomë master një vjeçar në çdo universitet në Mbretërinë e Bashkuar.
Afati i aplikimit: 5 nëntor, ora 12:00 e drekës.