Kalo te përmbajtja kryesore

Lajme

"Dita Ndërkombëtare e Mjekëve", Leksion i Hapur nga Dr. Fatos Olldashi

"Dita Ndërkombëtare e Mjekëve", Leksion i Hapur nga Dr. Fatos Olldashi
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Mjekëve, patëm nderin dhe kënaqësinë të organizonim një leksion të hapur me Prof. Assoc. Dr. Fatos Olldashin, neurokirurg i njohur në Spitalin Universitar të Traumës, me pjesëmarrjen e studentëve tanë të mjekësisë.
Gjatë këtij sesioni frymëzues, Dr. Olldashi ndau me studentët përvojat e tij akademike dhe profesionale, duke reflektuar mbi sfidat që ka hasur gjatë studimeve të tij mjekësore në Shqipërinë e viteve '90.
Ai theksoi rëndësinë e edukimit të vazhdueshëm, të mendimit kritik dhe të praktikës klinike. Gjithashtu, u ndal te roli themelor i mjekëve në shoqëri, duke theksuar se fitimi dhe ruajtja e besimit të pacientit është një nga aspektet më shpërblyese, por njëkohësisht edhe më sfiduese të profesionit të mjekut.

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.