Kalo te përmbajtja kryesore

Lajme

Invited Talks: "Think Big", i ftuar Z. Armand Shkullaku

Invited Talks: "Think Big", i ftuar Z. Armand Shkullaku
Klubi i Lidershipit në Universitetin Western Balkans organizoi aktivitetin me titullin Invited Talks: “Think Big”, me të ftuar gazetarin dhe analistin e njohur, z. Armand Shkullaku.
Gjatë aktivitetit, z. Shkullaku ndau përvojën e tij të gjerë në gazetari, duke rrëfyer fillimet e karrierës së tij dhe rrugëtimin drejt analizimit të çështjeve aktuale.
Ai frymëzoi studentët me momente kyçe nga karriera e tij, duke u ndalur te analizat politike, ekonomike dhe sociale, duke theksuar rëndësinë e të menduarit kritik.
Gjithashtu, ai nënvizoi aftësitë dhe cilësitë thelbësore që, sipas tij, një lider duhet të zotërojë për të arritur sukses në çdo fushë.

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.