Kalo te përmbajtja kryesore

Lajme

“Vetëmbrojtja dhe ndërgjegjësimi kundër dhunës”, nga z. Arjan Rizaj

“Vetëmbrojtja dhe ndërgjegjësimi kundër dhunës”, nga z. Arjan Rizaj
Klubi i Debatit "Agree to Disagree" në Universitetin Western Balkans organizoi leksionin e hapur me pjesëmarrjen e Presidentit të Federatës Shqiptare MMA, Z. Arjan Rizaj.

Kjo ligjëratë e titulluar “Vetëmbrojtja dhe ndërgjegjësimi kundër dhunës” u mbajt në kuadër të Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave.

Gjatë ligjëratës z. Rizaj diskutoi dhe demonstroi skenarë të ndryshëm vetëmbrojtjeje në rastet e dhunës, ngriti vetëdijen për dhunën ndaj grave dhe ofroi këshilla dhe teknika praktike për sigurinë personale.

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.