Në kuadër të lëndës “Green Economics”, e zhvilluar nga Prof. Assoc. Dr. Fatbardha Kadiu, në bashkëpunim me Zyrën e Planifikimit të Karrierës me përgjegjëse znj.Ornela Mujo në WBU, studentët e programit Ekonomiks dhe Shkenca e të Dhënave (FoETI) realizuan një vizitë studimore në kompaninë EDIPACK, një nga liderët në tregun shqiptar në fushën e ekonomisë së qëndrueshme.
Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të vëzhgonin nga afër proceset e prodhimit brenda një modeli biznesi të gjelbër, duke ndjekur transformimin e letrës së ricikluar në produkte të përdorshme dhe të qëndrueshme.
Ata u mirëpritën nga z. Bardhyl Baltëza, themelues i kompanisë dhe Kryetar i Shoqatës së Ekonomisë së Riciklimit në Shqipëri, i cili ndau historinë e suksesit, sfidat dhe arritjet e EDIPACK.
Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm, z. Arzi Zeqiraj, prezantoi të gjithë ciklin e prodhimit, nga lënda e parë e ricikluar deri te produkti përfundimta.