Në kuadër të Ditës Botërore të Sindromës Down, Zyra e Planifikimit të Karrierës në WBU, në bashkëpunim me Down Syndrome Albania, organizoi një workshop të vlefshëm me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit dhe promovimin e mbështetjes për individët me sindromën Down.
Të ftuarat, znj. Flavia Shehu, Drejtoreshë e Qendrës së Shërbimeve PRO PAK, dhe znj. Erinda Skura, Menaxhere e Programit të Punësimit në Down Syndrome Albania, ofruan studentëve një pasqyrë të plotë mbi organizatën, shërbimet që ajo ofron dhe përvojat e tyre të çmuara në mbështetje të individëve me sindromën Down.
Kjo orë zgjeroi njohuritë e studentëve mbi sindromën Down, duke bër bërë të mundur kuptimin e tyre për sfidat dhe mundësitë e individëve me këtë sindromë, ndërsa i inkurajoi ata të reflektojnë mbi rolin e tyre në krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe mbështetëse.
Bashkëpunimi , ndërgjegjësimi dhe përkushtimi janë çelësat për ndërtimin e një shoqërie ku çdo individ ka mundësinë të rritet dhe të kontribuojë!