Student in: Imaging Technology
Year of Study: 2022-2025
Description
Praktikat në Spitalin Amerikan 3 ne departamentin e Radiologjisë kanë qenë të shkëlqyera. Kam pasur një përvojë të mrekullueshme në këtë spital.
Stafi ka qenë i kualifikuar dhe miqësor. Kanë qenë të gatshëm për të na ndihmuar dhe mësuar gjëra të reja. Niveli i profesionalizmit ishte shumë i lartë.
Përvoja ime në këtë spital më ka bërë të ndjehem shumë mirë. Kam pasur mundësinë të punoj me pajisje të avancuara dhe të mësoj nga specialistët e përvojës. Përmes kësaj praktike, kam zhvilluar shkathtësitë e mia në radiologji dhe jam mësuar me praktikat e fundit në këtë fushë.
Kam pasur mundësinë të rris dijen dhe të kontribuoj në shëndetin e pacientëve. Kam qenë e mbështetur nga stafi dhe kolegët e mi në rrugën time profesionale. Jam shumë e kënaqur me këtë përvojë dhe do të vazhdoj të punoj me të njëjtin zell dhe angazhim në të ardhmen.