Vjosana Demiraj

team image

Vjosana Demiraj

Student in: Nursing
Year of Study: 2022-2025

Description

WBU.

Të vendosësh se ku të studiosh nuk është e lehtë, sepse e ardhmja ka shumë rëndësi. Si shumë studentë edhe unë kisha dyshimet e mia në lidhje me shkollën. Nuk isha e sigurt për zgjedhjen që kisha bërë, konfuze në maksimum për degën si fillim e më pas edhe për universitetin, pasi ishte viti i parë i hapjes. Pasiguria më kaplonte deri në momentin kur erdha ta shoh vetë me sytë e mi, ambientin dhe stafin. Hyra të bëja intervistën me Dekanen e Studentëve dhe ndjeja emocione pafund, dridhesha, jo se po më vinte në siklet, por mendoja që kam përballë një person shumë të rëndësishëm të universitetit. Gjatë intervistës fillova të ndihesha më e qetë në mendje, pavarësisht emocioneve e ndjeja energjinë pozitive dhe dashamirësinë që më transmetohej. Mbasdite më vjen lajmi i bursës. Po ndjeja një kënaqësi të madhe dhe vendosa që të bëhem pjesë e studentëve të universitetit. Tani jam studente në degën Infermieri (shqip) dhe e them me plot krenari që mund të kem bërë zgjedhjen më të mirë deri tani, në jetën time. Do mendoni se përse e them me kaq bindje pasi është akoma viti i parë, por mirësia duket në sytë e tyre. 

Nisi viti shkollor dhe java e parë ishte “Java e Orientimit”. Zhvilloheshin shumëllojshmëri aktivitetesh dhe nuk po e besoja që po ndihesha kaq mirë në këtë universitet. Aktivitetet vazhdonin dita-ditës dhe vazhdojnë akoma në ditët e sotme. Çdo muaj organizoheshin aktivitete, nga ato ku nuk kishe si mos të kaloje bukur sepse përkushtimi ishte në maksimum. 

Zhvillimi i aktiviteteve bënte që të largoja pakëz mendjen nga stresi i mësimeve dhe isha më e qetë nga ana psikologjike, në lidhje me lëndët, sado të vështira, mendoja pozitivisht për gjithçka. Ndoshta, ndoshta mund të mos ju duket si unë, pasi unë jam unë e ju jeni ju. Ndoshta juve ju duket koma dhe më mirë. Ndoshta do keni mundësi për akoma më shumë aktivitete.

Pra, mos hezito, zgjidh më të mirën për jetën tënde, atë që ndërthur mësimin me aventurat dhe argëtimin, zgjidhni WBU.🫶🏻

Other experiences