Arjela Çerpja

team image

Arjela Çerpja

Student in: Nursing
Year of Study: 2022-2025

Description

Një ëndërr e re…

Një etapë e re ku dëshirat me qëllimet bëheshin një…

Një mision ku përmbushja e tij mund të bëhej vetëm duke qenë të rrethuar nga profesionistë…

Një vend i mbushur me motivim që të bën të ecësh para…

Një koncept i përmbushur për jetën …

Një e ardhme e mbushur plot ngjyra …

Një mision për t’u arritur…

Një perspektivë për të ardhmen…

Një burim motivimi…

Një vizion i gjerë për jetën…

Një motivim për të ecur para…

Kjo pra është WBU, një vend ku unë si studente gjeta MOTIVIMIN për të vazhduar dhe për të mos pasur dyshimin më të vogël në rrugëtimin tim këtu. Të rrethohesh nga profesionistë mund të them që është gjysma e një pune të suksesshme e jo vetëm, të jesh krahë tyre dhe si koleg ishte një arritje tjetër e madhe për ne si studentë të infermierisë. Praktikat janë themeli i punës dhe kjo ishte pjesë e jona që në vitin e parë të studimeve. Laboratorët ishin një pjesë tjetër e veçantë për ne, pasi çdo orë mësimore u ndërthur ngushtë me atë në pamje vizuale, e kjo e fundit me praktika në spital… 

Aktivitetet e ndryshme të zhvilluara nga Dekanati i Studentëve ishin një inspirim për të gjithë ne. Të dëgjosh histori suksesi nga vetë heronjtë është inspirim për të ecur para dhe kjo pjesë ishte me ne gjatë gjithë kohës, këto konferenca na bëjnë të kemi besim për t’ia arritur. Këshillimi nga këshilltarja jonë akademike ishte një pjesë tjetër e rëndësishme për ne, për ecurinë dhe vazhdimësinë tonë…

Other experiences