Risi Beqiraj

team image

Risi Beqiraj

Student in: Dentistry
Year of Study: 2022-2027

Description

Unë jam Risi, një studente ëndërrimtare e Fakultetit të Mjekësisë Dentare.

Sfida më e madhe e imja ka qenë dhe do të jetë gjithmonë njohja e vetes. E si mund ta sfidoja dhe njihja veten? Duke zgjedhur çelësin e të ardhmes time, shkollimin, universitetin.
 
Zgjodha Western Balkans University. Unë isha studentja e fundit, kuota e fundit e degës time të studimit. Në momentin që u mora në intervistë dhe përfitova bursë, mendova që ajo ishte drita e parë jeshile për mua, për vendin e të ardhmes që unë kisha zgjedhur. Studimet nisën dhe mund të them që isha e zhytur nga emocionet, të cilat do të krijonin dinamika. Universiteti ynë është i ri, e kisha shumë pikëpyetje në kokë, që mund të them që m’u hoqën që në javë të parë.
 
Ditë pas dite, pas shumë orësh intensive studimi, pas një kalimi të vrullshëm nga gjimnazi në universitet, kuptova që kisha bërë zgjedhjen e duhur. Pa dashur të hiperbolizoj, do të tregohem realiste, e para gjë që kam dashur e pëlqyer pafundësisht në universitetin tonë ishte buzëqeshja e çdo individi të stafit të universitetit, që të përcillnin pozitivitet, që në orët e para të mëngjesit. 
 
Nëse do më bëhej pyetja, sot që kanë kaluar muaj si studente në këtë universitet, çfarë të pëlqen tek WBU, do thoja shumë gjëra por do specifikoj disa. 
• Pedagogët; ato që janë më të rëndësishmit për dijen tonë, tek gjithsecili kam dalluar një oaz ndihme, ku tentojnë që të nxjerrin në pah më të mirën tënde.
• Vlerën që stafi dhe dekanati i japin studenteve; duke kërkuar mendimi e tyre për ndryshim, për inovacion, e për gjëra më interesante.
•Mundin maksimal; të të gjithëve që ne të ndihemi sa më mirë, sa më të sigurt e sa më të lumtur këtu.
 
E do ta mbyll me një fjali që më ka mbetur në mendje gjatë, të një pjesëtareje të rëndësishme të universitetit tonë. "Ne duam t’i bëjmë studentët që dhe gjatë pushimeve ta ndiejnë mungesën e shkollës e t’i marri malli." 
Ky vit ende s’ka mbaruar, por iku pa e kuptuar, me shumë emocione, me shumë aktivitete e me shumë njohuri të reja, dhe çdo student gjatë pushimeve do ta marrë malli për "WBU dhe jetën studentore të larmishme", sepse aty ku ka emocion, kupton dhe vlerën e universitet që ke zgjedhur.

Other experiences