Tea Mankollari

team image

Tea Mankollari

Student in: Biomedical Engineering
Year of Study: 2022-2025

Description

Na ishte një herë…
Ja kështu, si një përrallë mund ta përshkruaj dhe udhëtimin tim si studente e universitetit Western Balkans. Megjithëse është vetëm viti i parë të cilit po i  vjen fundi, nuk mund te mohoj se jam e mërzitur që për rreth tre muaj nuk do të jem pjesë e aktiviteteve te panumërta, takimeve me personazhe dhe njerëz së shtresave dhe profesioneve të ndryshme së bashku me mësimet e jetës që marrim. 

Mendoja se do të isha askushi këtu si një vajzë e ardhur nga rrethet. Mendoja se kush isha unë përpara nxënësve të tjerë. A isha unë e zonja që të arrija të përgjigjesha dhe a do të qeshnin të tjerët me përgjigjet e mia? 

E pra, kjo kam qënë unë më parë. Tani jam një studente e cila angazhohem me sa kam mundësi në aktivitetet dhe klubet studentore. Përpiqem që të jem pjesë aktive e universitetit duke e bërë dhe jetën time studentore sa më interesante duke mos rënë pre e rutinës. Kam fituar vetëbesim dhe kam arritur tja dal të përgjigjem dhe të heq frikërat në veten time sepse të gjithë në WBU janë bashkëpunues, staf dhe studentë. Askush nuk qesh me ty nëse gabon, të gjithë të shtrijnë dorën për të të ndihmuar. 

Ky vit ka qënë viti ku kam njohur plot njerëz shumë pozitivë, bashkëpunues, këshillues, informues dhe mbi te gjitha ndihmues. 

Ndjesia më e bukur është kur studion degën më të veçantë në vend, Inxhinjeri Biomjeksore. Një degë sa e vështirë aq edhe e bukur. Kënaqësia më e madhe është kur mendon se do të jesh ndihmë për vendin tënd duke sjellë risi dhe kontributin tënd i cili ka munguar në tregun Shqiptar. Vullneti dhe dëshira e mirë janë dy pikat kyçe për tja arritur qëllimit. 
Endërra vazhdon për ta përfunduar përrallën time duke thënë:
…dhe kështu përfundova e lumtur studimet e mia!
Tea Mankollari

Other experiences