Kalo te përmbajtja kryesore

Aktivitetet

Dhurim i Librave

Rreth aktivitetit

Përkushtimi i Universitetit Western Balkans dhe Klubit Studentor të Librit “Book Worms” për promovimin e leximit dhe përmirësimin e arsimit mbetet i palëkundur. 

Kësaj here, bibliotekat e shkollës 9-vjeçare “Vaçe Zela” dhe gjimnazit “Kristo Frashëri” në Don Bosko u pasuruan me materiale letrare, shkencore dhe edukative, duke përfshirë libra për fëmijë, tekste shkollore dhe vepra të autorëve të ndryshëm.

Kjo nismë ka për qëllim të promovojë dashurinë për librin dhe të ofrojë më shumë mundësi për qasje ndaj njohurive.

Një falënderim i veçantë për stafin dhe nxënësit e shkollave për mikpritjen e tyre të ngrohtë!

Zbulo Potencialin Tënd

Studio në WBU

Njihuni me programet bachelor, master të integruar dhe master në Universitetin Western Balkans, pastaj aplikoni online.